Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kursimet pensionale në Kosovë të pasigurta

    06/03/2019 | 12:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të gjithë kontribuuesit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti), në fund të vitit 2018 kanë pasur humbje në kursimet e tyre për pleqëri. Trusti që nga themelimi menaxhon me kontributet e 631.7 mijë kosovarëve në shumë prej 1.79 miliard euro, ku shumica prej tyre janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, gjatë vitit të kaluar kanë humbur 84.7 milionë euro.
    Për këto humbje qytetarë të shumë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në rrjetet sociale duke treguar për tkurrjet që kanë pasur në kursimet e tyre për pleqëri.

    E, humbjet nga investimet e Trustit kaq të mëdha, sipas njohësve të ekonomisë kanë ndodhur për shkak të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

    Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtari i Bordit të Trustit, Flamur Keqa, ka thënë për Telegrafin se humbjet më të mëdha kanë pasur ata që kanë dal në pension më 2018.

    “Pasojat e humbjes/zhvleftësimit të kontributeve pensionale i kanë përjetuar direkt pensionistet të cilët kanë dal në pension gjatë periudhës së vitit 2018 kur ka ra vlera e njësisë së mjeteve deri në 5.3 për qind dhe ata në llogaritë e tyre kanë pasur me pak mjete krahasuar në fund-vitin e 2018 dhe kjo kategori realisht është dëmtuar”, tha Keqa.

    Investimet e Trustit, sipas tij, varen nga performanca e tregjeve ndërkombëtare.

    “Kur flasim për kategoritë e tjera të pensionistëve të cilët do të pensionohen në perspektivë mund të themi se ka pasur zhvleftësim të investimeve të tyre individuale dhe ky zhvleftësim apo revalorizim i mjeteve të tyre prapë do të varet nga performanca e tregjeve ndërkombëtare financiare si dhe performanca e vetë Trustit. Pjesa më e madhe e mjeteve janë rikuperuar gjatë dy muajve të vitit 2019”, tha ai.

    Sipas ish-anëtarit të Bordit të Trustit, Flamur Keqa, duhet të krijohet një mekanizëm ligjor, që garanton pjesën vlerës nominale të investuar.

    “Sa i përket rrezikimit të mjeteve të Trustit ato gjithnjë i nënshtrohen rreziqeve dhe është e pamundur të operojnë pa rreziqe, mirëpo këto rreziqe mund të menaxhohen apo amortizohen gjë që ndikon në fitim. E keqja më e madhe për kontribuuesit pensional është se këto mjete të menaxhuara nga Trusti nuk janë të garantuara dhe se pensionistët mund të pësojnë humbje pa fajin e tyre. Kontribuuesit as nuk pyeten kur ju merren mjetet e as kur merren vendime për investim. Prandaj, duhet të krijohet një mekanizëm ligjor që garanton së paku vlerën nominale të kontributeve pensionale të akumuluara me dekada nga djersa e punëtorëve”, tha Keqa.

    Kurse, në Trust humbjet e ndodhura gjatë periudhës së fundit të vitit 2018, janë munduar t’i arsyetojnë me përformancën pozitive në nëntë vitet para vitit 2018.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.