Në kuadër të javës së 24-t në Bundesliga, Werder Bremeni është përballur sot me Wolfsburgun.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Volkswagen Arena”, Werderi ka barazuar 1:1 me “Ujqërit”.
Image
Golin për Wolsburg e shënoi John Brooks, ndërsa për mysafirët shënoi Max Kruse, shkruan Zëri.
Ndërkaq, trajneri Florian Kohfeldt ia besoi edhe në këtë ndeshje vendin e titullarit kosovarit, Milot Rashica.
Megjithatë, reprezentuesi kosovar nuk u shqua për paraqitje të denjë, ashtu siç di të luajë ai.
Kështu, “WhoScored” e ka vlerësuar atë me notën 5.9 për paraqitjen e sotme, duke e shpallur si lojtarin më të dobët në fushë.
Pas këtij barazimi, Werderi mbetet në vendin e dhjetë me 33 pikë, ndërsa Wolfsburg në vendin e shtatë me 39 pikë./Zëri/