Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Krasniqi: Shpend Ahmeti i gatshëm t’ia lëshoj drejtimin e dialogut LDK-së ose Vetëvendosjes

    13/03/2019 | 09:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi ka thënë se LDK ka pasur qëndrime të ndryshme për drejtimin e dialogut në të kaluarën.

    Krasniqi, në RTV Dukagjini ka thënë se në marrëveshjen e VLAN, kryeministër ishte planifikuar të bëhej Ramush Haradinaj ndërsa në të njëjtën marrëveshje shkruhej se drejtimin e dialogut e merr Lëvizja Vetëvendosje.

    “Këtë marrëveshje e ka nënshkruar vetë zoti Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri apo Albin Kurti kush ka qenë drejtues i Lëvizjes Vetëvendosje…Pra vetë LDK ka pranuar që dialogun ta drejtojë një subjekt tjetër e jo kryeministri”, tha Krasniqi.

    Deputeti i PSD-së ka thënë se dialogu është proces i rëndësishëm dhe duhet të përfshihen të gjithë faktorët politikë e jo vetëm Qeveria.

    Krasniqi ka thënë se nëse opozitës e sidomos LDK-së nuk i pëlqen përbërja e ekipit negociator dhe drejtuesit e saj, PSD janë të gatshëm të tërhiqen.

    “Kosova ka nevojë për një trupë që unifikon skenën politike. Nëse nuk iu pëlqen trupa, krejt në rregull, ne tërhiqemi dhe ejani ju dhe drejtojeni, kushdo qoftë LDK apo Vetëvendosje. Vetëm të kemi unitet. Ne nuk po insistojmë me çdo kusht të kemi rolin kryesorë në dialog”, tha ndër të tjera Frashër Krasniqi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.