Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Krasniqi kërkon mbylljen e lokaleve të masazhit, i quan biznese të pista

    27/03/2019 | 11:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesori Milazim Krasniqi i ka quajtur biznese të pista lokalet e masazhit të cilat veprojnënë Prishtinë, duke kërkuar urgjentisht që të mbyllen.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në shumë lagje të Prishtinës janë të përhapura lokalet e ashtuquajtura të masazhit, të cilat ofrojnë shërbime me gjasë të palejueshme.

    Ai ka drejtuar një pyetje për Komunën e Prishtinës, se pse lejon hapjen e këtyre bizneseve të cilat i ka quajtur “të pista”.

    Kontrollet të cilat bëhen në to, Krasniqi i ka quajtur spektakle ndërkaq ka thënë se ato as nuk është dashur të hapen në radhë të parë e tashmë duhet të mbyllen.

    “Shërbimet adekuate për nevojlitë, i ofrojnë klinikat dhe ambulancat fiziatrike, ku ka personelë të kualifikuar. Jo vajzat adoleshente, pa libreza pune”, ka përfunduar Krasniqi.

    Ndryshe, javën e kaluar Policia e Kosovës ka kryer operacionin “Masazha 2019”, nga ku në bashkëpunim me inspektoratin e ATK-në kanë mbyllur disa lokale të tilla e madje kanë arrestuar disa persona, përfshirë këtu edhe vajza të mitura

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Rukiqi: Gëzohemi që samiti po mbahet në Tiranë, por brengosëse që Kosova është në izolim të madh ndërkombëtar
    • Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë
    • Ekskluzive: Bastisje në tetë lokacione në rajonin e Dukagjinit për tentim vrasjen e 29 janarit në Pejë
    • Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë
    • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.