“KosovArms” duket të jetë vendi i preferuar i shumë qytetarëve të regjionit të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kur është fjala për aftësimin profesional për përdorimin e armëve të gjata dhe të shkurtëra.
Vizitorë të shumtë kanë mësyrë këtë Qendër për Aftësim Profesional, e cila plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare për operim të një qendre të tillë.
Këtë e dëshmojnë edhe vizitorët të cilët në të shumtën e herave mbesin të impresionuar me mundësitë dhe infrastrukturën që ofron kjo qendër trajnimi.
Në KosovArms vijnë pothuajse të gjithë, djem, vajza, pjesëtarë të institucioneve publike të sigurisë e deri te shumë të pasionuar që duan aftësim profesional.
Me aktivitetin e KosovArms mund të njiheni edhe nga faqja e facebooku-t të tyre, ku mund të shihni aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër.