Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Klubi Skye Viciana II përfundon me sukses projektin “Së bashku drejt së ardhmes”

    17/03/2019 | 10:23
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtarët e klubit SKYE-Viciana II përfunduan me sukses projektin e tyre të parë komunitar të titulluar “Së bashku drejt së ardhmes”, projekt ky që shënon një përmbledhje dhe fundin e projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjëve të Kosovës-SKYE”.

    Projekti “Së bashku drejt së ardhmes” përfshiu fëmijët me nevoja të veçanta të Shkollës Fillore “Ali Kelmendi” në Vushtrri dhe kishte për qëllim socializimin e tyre me rrethin shoqëror të të rinjëve dhe njëkohësisht të përcillet një mesazh tek autoritetet lokale dhe shtetërore për një angazhim më të madh me këtë shtresë shumë të ndjeshme të shoqërisë tonë.

    Kështu, për gjatë dy ditëve, në datat 15 dhe 16 mars në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë u zhvilluan lojëra dhe aktivitete të ndryshme së bashku me vullnetarët dhe pjesëmarrësit tjerë duke bërë një gjithëpërfshirje për t’i argëtuar dhe për t’i bërë të ndihen mirë dhe të dinë se janë pjesë shumë e veçantë dhe e dashur e jona.

    Diçka shumë e veçantë e përcolli tërë këtë aktivitet, e kjo ishte dashuria shumë e pastër që ne të rinjtë e pranuam nga këta fëmijë dhe ndjenja që percollën tek të gjithë na bëri të ndihemi se vërtetë po kontribuonim sado pak për mirëqenien e tyre.

    Ky projekt u implementua nga organizata World Vision në Kosovë, financuar nga Youth,Employment & Skills, në kuadër të GIZ në Kosovë. Ne Bashkë punim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal.

    Projekti gjeti mbështetje nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtoria e Arsimit në Vushtrri dhe nga kolektivi i klasës së bashkangjitur të Shkollës Fillore “Ali Kelmendi” .
    Falenderojmë të gjithë për gatishmërinë dhe kontributin e dhënë.

    “Fëmijët me nevoja të veçanta, frymëzojnë një dashuri të veçantë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    • Armen Muja: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
    • Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.