Në dollape ruhen ilaçet e reparteve të Klinikës së Pulmologjisë në Prishtinë.
E kujdesi për to në një kthinë si kjo, është zor i menaxhueshëm.
Hiq më mirë nuk janë kushtet as tek barnatoret e klinikave, njofton Klan Kosova.
Por tashmë Ministria e Shëndetësisë së bashku me menaxhmentin e shërbimit spitalor, kanë nisur projektin që në reparte dhe klinika të QKUK-së, të ketë barnatore me të gjitha kushtet e duhura.

