Atifete Jahjaga tani shfaqet shumë më ndryshe nga koha kur ka qenë Presidente e Kosovës.
Ajo është presidentja e parë femër në Republikën e Kosovës, e gjatë 5 vjetëve në detyrë znj. Atifete Jahajgën e kemi parë gjithmonë shumë elegante në paraqitjet e saj, si në veshje ashtu edhe në dukje.
Megjithatë, gjatë kohës pas përfundimit të mandatit të saj, kemi vërejtur gradualisht një ndryshim në pamjen e ish-Presidentes.
Ajo duket se ka pasur edhe më shumë kohë t’i përkushtohet vetes, duke formësuar trupin dhe duke bërë disa ndërhyrje në fytyrë, për t’u shndërruar në një grua fantastike si në paraqitje ashtu edhe në aktivitetet e saj me të cilat po merret.
Në paraqitjet më të fundit vërehet një ndryshim madje mjaft drastik i Atifetes, e cila është bërë më elegante se asnjëherë.
Përveç pamjes, Atifetja nuk po ndalet edhe për nga ana profesionale.
Ajo po merr pjesë në takime mjaft të rëndësishme për çështje të ndryshme nëpër botë, e gjithashtu ka hapur edhe një fondacion në emër të saj, fondaxion ky që mbështet gratë në Kosovë.