Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këtë vit s’pritet marrëveshje me Serbinë

    15/03/2019 | 09:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një marrëveshje të tillë si duket nuk është i gatshëm ta pranojë as presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili qe një kohë po përballet me protesta të vazhdueshme nga opozita në Serbi.

    Pavarësisht paralajmërimeve se viti 2019 do të jetë vit i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

    Për një marrëveshje të tillë thuhet se aktualisht nuk ka gatishmëri as presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

    Gjasat janë që këtë vit në Kosovë dhe në Serbi të ketë zgjedhje të parakohshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Pavarësisht zotimeve të presidentit Hashim Thaçi se gjatë këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, gjasat janë minimale që të ndodhë kjo gje.

    Një marrëveshje të tillë si duket nuk është i gatshëm ta pranojë as presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili qe një kohë po përballet me protesta të vazhdueshme nga opozita në Serbi, ndërsa në Kosovë gjitha partitë parlamentare janë kundër marrëveshjes nëpërmjet korrigjimit të kufijve, ku kundërshtari më i madh është kryeministri Ramush Haradinaj.

    Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në vizitën e fundit në Bruksel, të zhvilluar ditë më parë nga negociatorët kosovarë, u është lënë të kuptohet këtyre të fundit se këtë vit janë gjasat minimale që të arrihet marrëveshja, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme edhe nga faktori ndërkombëtar, me arsyetimin se as Vuçiqi tashmë nuk e ka një gatishmëri të tillë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.