Ata që për kohë të gjatë kanë përcjellur tifozerinë e flaktë nga Vushtrria “Forca”, mund të kenë dëgjuar edhe kënget që në kor kanë kënduar këta tifozë.
E shumë nga ne që mbajmë mend tifogrupin për kohë të gjatë mund të kemi dëgjuar edhe këngën me tekstin si në vijim, “Gol duam gol Kosova le të fitoj, përpara, përpara Krenaria jonë”.
Ndonëse nuk dihet për autorin e saktë të tekstit më parë, por kjo këngë ka qenë ndër këngët më të kënduar në kor nga “Forca” vite më parë kur edhe KF Vushtrria mbante emrin Kosova (V), lexo : “Kosova e Vushtrrisë”.
“Gol duam gol” quhet kënga që do të prezentoj Kosovën në kualifikimet për Europianin 2020, kënga është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe tifozët “Dardanët” nga produksioni RRecords.