Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Katari përkrahë Kosovën dhe ushtrinë

    11/03/2019 | 17:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vazhdojnë akoma që të përkushtohen në realizimin e misionit si forcë multietnike, profesionale, në shërbim të paqes, stabilitetit, të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

    Kështu u deklarua sot ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, gjatë një takimi njohës me ambasadorin jo rezident të Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri, të cilin e njoftoi me procesin e tranzicionit të FSK-së dhe punën për ngritjen e kapaciteteve të parapara me planin e tranzicionit.

    “Votimi unanim i Ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në nga ana e Kuvendit të Kosovës, ka qenë një ngjarje historike për Kosovën dhe FSK-në. Ky votim ka treguar edhe njëherë për besimin e madh që ka Ushtria e Kosovës tek të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim nacionaliteti dhe etnie”, tha Berisha.

    Ambasadori Al Marri tha se vendi i tij do të vazhdojë me përkrahjen për Kosovën si vend mik, por edhe ushtrinë e saj, duke shprehur dëshirën për të shikuar mundësitë për vizita reciproke në mes të dy ministrave të mbrojtjes./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.