Ish-kampioni i Botës me Brazilin dhe fituesi i La Ligas me Barcelonën, Edmilson Moares ka treguar detaje interesante se si dëgjoi për Kosovën.
Moraes gjendet në Kosovë, derisa po planifikon të hapë një kamp futbolli në vendin tonë në qershor, shkruan Insporti.
I ftuar në emisionin “Sports Show”, ai është pyetur se si ka dëgjuar për Kosovën.
“Jam njoftuar me historinë e këtij regjioni të apasionuar pas futbollit,” është përgjigjur ai.
“Kosova po zhvillohet dita ditës në futboll. Ka shumë lojtarë që njoh, njoh një që luan për Lazion.” /Insporti.com/