Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë, ishte festë për të gjithë kosovarët e përvuajtur nga regjimi serb. 21 mars është dita kur më në fund erdhi pranvera në Kosovë, edhe pse dhimbja ishte e freskët dhe shumë e rëndë, nga pasojat e rënda që lanë pas serbët me gjenocidin që ushtruan mbi kosovarët e pafajshëm, shkruan Gazeta Metro.
Megjithatë, gëzimi kur lufta përfundoi vërhej qartë në sytë e secilit kosovar. Që nga ai moment të gjithë do të merrnin frymë lirshëm, dhe kjo ishte falë gjithë atyre ushtarëve të UÇK-së që bën gjithçka që mundën për të sjellë lirinë, dhe ndërhyrjes së NATO-së.
Në mesin e shumë videove e fotografive nga lufta që u shpërndanë nëpër gjithë botën, ajo që na emocionoi të gjithëve ishte fotografia e Agim Berberit nga qyteti i Gjakovës, me 14 qershor 1999, i cili me dy duart lart, dhe me lot në sy me gëzim të madh hidhej xhamave të veturave të NATO-së, shkruan Gazeta Metro.
Berberi kishte qëndruar në Gjakovë 78 net mes flakësh , vrasjesh e masakrimesh dhe thuajse i kishte humbur shpresa se do ta priste i gjallë lirinë./gazetametro.net