Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    I vetëm, pa truproja dhe pa veturë- Ambasadori i Zvicrës, “leksion” politikanëve kosovarë

    30/03/2019 | 11:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dy ditë pasi kritikoi Qeverinë e Kosovës për shpenzimin e parasë publike në mënyrë të dyshimtë, ambasadori i Zvicrës në Kosovës, Jean-Humbert Lebet u ka dhënë një tjetër leksion politikanëve kosovarë.

    Lebet, i cili të mërkurën kritikoi hapur Qeverinë e Kosovës kur tha se “ne po ua ndërtojmë ujësjellësin, ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, sot është shfaqur i vetëm, pa truprojë e pa veturë duke ecur rrugicave të kryeqytetit.

    Për dallim nga politikanët kosovarë, të cilët kanë truproja e shoferë personal, Lebet është shfaqur i vetëm dje duke ecur në një rrugicë pranë shesheve kryesore të Prishtinës pas takimit me Pal Lekajn, ministrin e Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e ambasadorit Lebet nga Kosova.

    Lebet u prit sot në takim nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili kërkoi largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova.

    Pas takimit, Lekaj tha se në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit. Ndërkohë, ambasadori Lebet, ka thënë se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

    Ambasadori zviceran ka shprehur keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën. /Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Zyrtare: Kosova zbulon një tjetër kundërshtar për miqësore
    • Hasani: Shteti i Kosovës nuk është Albin Kurti, ai duhet të largohet së bashku me ministrat që janë deputetë
    • Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.