Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxhaj: Liria e Kosovës u bë e mundur falë Amerikës dhe BE-së

    24/03/2019 | 17:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se liria e Kosovës u bë falë Amerikës dhe BE-së.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në shënimin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ka marrë pjesë në organizimin e Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup.

    Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara.

    “Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe të BE-së. Prandaj, duhen ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë. Tani është koha që përfundimisht të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB”, deklaroi Hoxhaj, shkruan lajmi.net.

    Hoxhaj shprehu mirënjohje për vendet anëtare të NATO-së dhe shqiptarëve që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-së që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.