Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Pozita e gruas në Kosovë është përmirësuar, por ka ende punë për t’u bërë

    08/03/2019 | 11:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për nder të ditës së gruas, Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në konferencën Forumi Multietnik të lidershipit të grave të reja në Kosovë.

    Me këtë rast ai ka thënë se pozita e grave në Kosovë ka përmirësime, mirëpo duhet të punohet më shumë që ato të avancohen.

    Kreu i Qeverisë tha se me anë të kësaj dite të veçantë duhet të jetë fokus që gratë në Kosovë të emancipohen në të gjitha etnitë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 40 përqind e grave janë të punësuara në sektorin publik, mirëpo pavarësisht kësaj siç thotë ai, ka shumë punë për të avancuar rolin e grave në Kosovë.

    “Kosova nuk qëndron shumë keq me ligje, norma, por ajo që duhet të punojmë është që të zbatohen ato”, tha ai.

    Sa i përket ligjit për ligjin e regjistrimit të pronës tek dy bashkëshortët tha se ka avancime për dallim nga vitet e kaluara.

    Ndërsa, ambasadori i Francës, Dider Chabert u shpreh se për të pasur një shoqëri më progresive është me rëndësi që të drejtat e grave të jenë të avancuara dhe të punojnë çdo ditë që ato mos të shkelen. Sipas tij, për të pasur një shoqëri të hapur dhe të barabartë, është qenësore dhe njerëzore që vlerat e femrave të jenë sa më të paraqitura në shoqëri kosovare.

    “Është e rëndësishme që bota të jetë më e barabartë qoftë për të gjitha fermat qoftë nga origjina e tyre, të ketë të drejtë që t’i realizojnë gjitha të drejtat që ju takojnë “, tha ai.

    Ish deputetja, Njomza Emini tha se historikisht gratë kanë qenë të pa privilegjuara dhe se nuk asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Mirëpo, tash sipas saj është koha që gratë të ngritin zërin e tyre karshi të drejtave që ju takojnë dhe potenciali i tyre të jetë më i madh.

    Kurse drejtoresha e organizatës që i mbron të drejtat e grave, Mimoza Gavrani tha se sot më shumë se kur është dita që zëri i gruas duhet të ngritet lart. Më pas u vazhdua me panelin tjetër të diskutimit, ku deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu tha se nevojitet më shumë pune për të drejtat e grave. Sipas saj, përfshirja e grave në partitë politike është e pjesshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.