Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Me Thaçin kemi pas thyerje edhe në Amerikë për kufirin – të tërhiqet nga ideja e korrigjimit

    01/03/2019 | 21:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova i ka disa sfida në marrëdhëniet e saj me Amerikën.

    Ai këtë e ka thënë duke folur për kundërshtimin që po i bnë thirrje së këtij shteti për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, njofton Klan Kosova.

    “Është nis procesi për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë që duhet të ndodhë në kufijtë ekzistues. Ka qenë kërkesë e imja që Amerika të përfshihet, është mirë që ka hyrë, por kur ka hyrë tema ka qenë e kontaminuar e dëmtuar, me mundësi që ne të japim tokë. Kur kam parë se po bëhet blerja e njohjes me tokë, jam detyruar të veprojë. Kemi dashuri për Amerikën dhe do ta vazhdojmë këtë”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik.

    “Në cdo takim e kam prezantuar interesimin tonë që Amerika të hyjë në dialog. Pasojat i kemi për shkak se me gjasë një pjesë e lidershipit në Kosovë dhe rajoni i ka ofruar Shtëpisë së Bardhe një opsion të marrëveshjes me Serbinë ku është dashur të thuhet se përkrahet nga gjithë Kosova. Është Presidenti Thaci, pastaj Kryeministri i Shëipërisë, Edi Rama që e ka pëlqyer këtë. Është lënë të kuptohet në disa raste se ky opsion është pëlqyer nga Thaci edhe Rama”.

    Haradinaj ka thënë se ka folur disa herë me Thaçin që të tërhiqet nga ideja për korrigjim të kufirit sepse sipas tij kjo ide sepse është kthim mbrapa.

    “I kam thënë mos gabo të shkosh kësaj rruge se e merr në qafë një popull. Opsioni ndarjes së Kosovës, ose dhënies tokë nuk përkrahet në Kosovë dhe këtë e di edhe Uashingtoni dhe spektri ndërkombëtar. Ka filluar si ndërrim territoresh, tash në fund po thotë korrigjim. Mos ta në çojë kah territoret dhe të largohet edhe nga korrigjimi. Demarkimi të bëhet pas njohjes si me çdo shtet. Nuk di çka do të korrigjojë sepse kufiri ruhet në të dy anët. Nuk bën të lejohet një gjë e tillë. Kemi pas shumë herë thyerje edhe këtu edhe në Amerikë kur kemi qenë. Kushdo që e flet ndarjen e vendit tim është armik i imi. Kam kërkuar që të mos lejojnë diskutimet për ndarje të Kosovës. Lëvizja me kufi është agjendë e Rusisë”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.