Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Veriu është i yni, kush i prek kufijtë e Kosovës na gjen aty

    02/03/2019 | 12:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Ramush Haradinaj nga Deçani i ka dërguar mesazhe presidentin Hashim Thaci, por edhe presidentit serb Aleksander Vuçiq për çështjen e kufijve e të territorit.
    Haradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.

    “Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri i është përgjigjur Vuciqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare, transmeton Gazeta Express.

    Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

    “Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”, është shprehur Haradinaj.

    Ndërkaq në tubimin që mbajti Kryeministrit të shtunën, i bëri thirrje presidentit Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me çështjen e ndryshimit të kufijve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.