Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjyqtari kosovar shofer i politikanit të famshëm të LDK-së

    31/03/2019 | 10:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjyqtari, Eroll Jonuzi, është një nga më të mirët në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

    Jonuzi përveç punës si gjyqtar i futbollit, ai bënë edhe një punë tejet interesante.

    Erolli është i pasionuar pas politikës, një gjë e rrallë që ndodh në futboll, pasi futbolli dhe politika janë në kundërshtim me njëra – tjetrën.

    Megjithatë, Erolli nuk është aktiv në politikë edhe pse është i afërt me njerëzit që bëjnë politikë.

    Ai është nga qyteti i Gjilanit dhe konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë të Ligës së Parë.

    Jonuzi për Insporti.com ka konfirmuar se ai është shofer i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, në raste të caktuara.

    “Po, është e vërtetë, tash e një kohë jam shofer i Lutfisë, por më shumë si shoqërues në momente të caktuara”, ka thënë Jonuzi për Insporti.com.

    Jonuzi ka treguar edhe disa gjëra interesante rreth kryetarit Hazirit.

    Ai ka thënë se Haziri është i pasionuar pas futbollit dhe së fundmi ka filluar të përcjellë edhe futbollin kosovar, si dhe nuk e humbet asnjë ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës.

    Sipas burimeve të Insportit, kryetari Haziri është tifoz i skuadrës kampione, FC Dritës. Ndërsa, në rrafshin ndërkombëtar ai është mbështetës i flaktë i gjigantit anglez, Arsenal.

    Ndryshe, Eroll Januzi do të përshëndetet në fundin e këtij sezoni, pasi që do të marrë rrugë për në Suedi.

    30 vjeçari do të inkuadrohet në futbollin suedez, teksa do gjykojë ndeshjet e Ligës së Dytë dhe të Parë.

    Në të kaluarën Januzi ishte një futbollist i shquar.

    Vlen të theksojmë se raste të tilla ka dhe në futbollin evropian, kujtojmë ish gjyqtarin anglez, Howard Webb, i cili ndante drejtësinë në Premierligë si dhe ishte anëtar i policisë angleze. /Insporti.com/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    • AKB-ja kundër detyrimit të kompanive që të furnizohen nga tregu i hapur i energjisë deri pesëfish më shtrenjtë se nga KEK-u
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.