Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fotografia e shoferit të kamionit pas aksidentit të tmerrshëm që shkaktoi në Gjilan

    07/03/2019 | 23:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sokol Avdijaj, babai i shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan ka folur rreth kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në pasditen e sotme atje. Avdijaj thotë se e kanë përjetuar shumë rëndë si familje.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku ka deklaruar se sipas dyshimeve të para të aksidentit në Gjilan ku mbeti 1 person i vdekur dhe 16 të lënduar, ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të kamionit.

    Por një reagim të vonë ka shprehur edhe kompania në fjalë, Sipas tyre, kamioni ka qenë në gjendje të mirë teknike.

    Po ashtu kryeprokurori ka thënë se është intervistuar shoferi i kamionit së bashku me një pasagjer. Sipas deklarimeve të tyre, kamioni ka pasur probleme teknike dhe rreth 1 kilometër është vozitur pa frena.

    “Në hyrje të Gjilanit rreth 1 kilometër thotë [shoferi v.j] se ka filluar mos me pas frenim dhe po ashtu ka thënë se kemi provuar me bë gjithçka për me e evidentu një gjë të tillë, por ka qenë e pamundur për shkak të një ngarkese të tillë. Këto janë informatat e para, për informata të tjera duhet të priten hetimet e mëtutjeshme. Nuk e kemi matjen e saktë, por përafërsisht rreth një kilometër ka vozitur me frena jo funksionale”, ka deklaruar Maloku.

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sonte duke folur për aksidentin e rëndë në komunën e tij , ka thënë se pasojat janë të mëdha. Si në njerëz ashtu edhe dëme materiale, raporton Periskopi.

    Haziri ka përmendur edhe dyshimet për sulm terrorist, duke thënë se nuk duhet të ngutemi me konstatime të tilla.

    27 persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti.

    Mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla ka folur para pak minutash për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

    Ai ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë dhe po operohet.

    “Janë sjellë me lëndime te ndryshme, ka pas lëndime të shumta në organizëm. Raasti më i rëndë është tek njëri me traumë të kokës’’, ka thënë ai.

    Tutje ai ka thënë se “Për momentin nuk kemi kërkesa të reja, nëse do të kenë nevojë për QKUK besojj që do të na thërrasin.’’

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.