Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Flet Prokuroria, tregon çfarë e shkaktoi aksidentin në Gjilan

    07/03/2019 | 18:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokurorja e rastit në Gjilan, ka deklaruar se aksidenti i sotëm erdhi si pasojë e shkaqeve teknike, përkatësisht mosfunksionimit të frenave, transmeton Gazeta Metro.

    Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, në adresimin e dytë për media pas tragjedisë së sotme në këtë komunë, bëri të ditur se gjendja po shkon drejt sanimit dhe se ka tërhequr masat emergjente të cilat ishin aktivizuar pas aksidentit.

    Haziri njoftoi se një person ka ndërruar jetë, dy janë në gjendje të rëndë në QKUK ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

    “Dëmet materiale do të vlerësohen më vonë. Fatkeqësia më e madhe mbetet humbja e jetës” tha Haziri.

    Togeri Ismet Hashani, njoftoi se policia në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë dhe spitalet janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

    Ai theksoi se së shpejti do të dihen saktë edhe arsyet se pse kamioni është futur në rrugë kryesore.

    Prokurorja e rastit deklaroi se personi i dyshuar është intervistuar dhe i njëjti është ndaluar.

    Ajo tha se bazuar në informatat e deritanishme deri tek aksidenti erdhi si pasojë e shkaqeve teknike, mosfunksionimi i frenave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.