Lojtari me prejardhje nga Gjilani, Xherdan Shaqiri ka reaguar përmes një postimi duke u solidarizuar me aksidentin që ndodhi sot në Gjilan, transmeton Gazeta Metro.
Shaqiri përmes një foto në Instagram ka ndjerë dhimbjen e madhe që kanë përjetuar qytetarët sot në Gjilan pas këtij aksidenti të rëndë.
Ndryshe lojtari i Liverpoolit, vjen nga fshati Zhegër i Gjilanit dhe njihet për afërsin që ka me qytetin e tij dhe banorët e këtij vendi.
Kujtojmë, se nga ky aksident humbi jetën një person dhe 30 të tjerë u lënduan, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë./gazetametro.net