Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Duda Balje: Në komisionin që drejtoj s’do të shqyrtohet peticioni për bashkimin e Mitrovicës

    04/03/2019 | 10:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përkundër që ishte në rend të ditës, shqyrtimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka thënë se në këtë komision nuk ka mbërritur ende peticioni për bashkimin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

    Sipas saj kjo çështje do të duhet të vendoset nga Kryesia e Kuvendit apo qeveria dhe jo nga ky “trup parlamentar”.

    Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës, ndërsa pati kritika karshi institucioneve duke përfshirë edhe kryetarin e partisë së vet që sipas saj po luajnë me ndjenjat e qytetarëve të asaj ane duke mos e marrë seriozisht këtë peticion të nënshkruar nga mbi 16 mijë qytetarë.

    Haxhiu shtoi se është pikërisht ky “trup parlamemtar” në të cilin do të duhej të sillej ky peticion por që ende zyrtarisht peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka ardhur për shqyrtim.

    Deputeti i VV-së, Shemsi Syla, tha se këtij grupi parlamentar, i kanë ardhur kopjet e peticionit të Mitrovicës së Jugut.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.