Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dreshaj: Aksidenti në Gjilan, shenjë se kontrollat teknike të automjeteve në Kosovë janë false

    08/03/2019 | 19:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka thënë se duhet të hetohet më shumë aksidenti i ndodhur dje në Gjilan.

    Sipas Dreshajt, në Kosovë ka kohë që është instaluar një sistem i rrezikshëm pune në qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve.

    “Rasti i ndodhur dje në Gjilan është një alarm për verifikimin e hollësishëm të qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve në Kosovë. Shumica nga to janë false, nuk e vlerësojnë aspak nivelin e sigurisë së automjeteve dhe se interesi i tyre është vetëm paraja. E kam ngritur edhe më herët zërin për këtë çështje dhe duhet inspektim i hollësishëm në mbarëvajtjen e punës së të gjitha qendrave të kontrollimit teknik.

    Në arsyetimin e kompanisë pas aksidentit të djeshëm thuhej se kamioni i ka patur të kryera të gjitha kontrollet e nevojshme. Kam njohuri shumë në këtë drejtim dhe iu garantoj se po të kishte të kryera të gjitha këto kontrolla, do të ishte e pamundur që të ndodhte ky aksident” ka thënë Gani Dreshaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.