Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Deri më tani 40 persona janë ftuar nga Gjykata Speciale

    14/03/2019 | 17:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati duke folur në emisionin Frontal në T7 është deklaruar se numri i personave që do të thirren nga Gjykata Speciale është i madh, raporton Gazeta Express.

    “Numri do të jetë i madh, i konsiderueshëm, sot i kanë ftuar edhe dy që edhe na vetë po çuditemi, her ndodhë një pushim herë i thërrasin ka dy, besojmë këta djem që do ta mbrojnë vendin qysh e kanë mbrojtë. I përgëzojmë këta djem që janë të mbrojtë vendin e vet”, u deklarua ai.

    Tutje, ai ka folur edhe për Remzi Shalën që nuk iu është përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

    “Skemi kontaktu me Remzi Shalën e kemi njoft më herët si bashkëluftëtar, ai nuk është dorëzu, arsyet i din vetë. I kisha thanë është mirë si gjithë shokët po është mirë të kontaktohet me të edhe të kuptohet pse. Nuk duhet të iket prej drejtësisë. Arsyet i dinë ai vetë, është mirë që të dorëzohet e të mbrojë identitetin e vendit vet”, shton ai.

    Tutje, Gucati iu ka uruar sukses të gjithë atyrëve që dalin para gjykatës, duke thënë se padyshim do të dalin të pastër.

    “Unë ju uroj sukses të gjithë atyre, padyshim kanë me dal të gjithë të pastër. Shqiptarët nuk e kanë zakon me vra gra fëmijë e pleq, këta e ka pas Serbia, kanë pre gra fëmijë e pleq kanë pre invalida, shqiptarët nuk e kanë zakon t’i bajnë këto krime. Ushtria jonë do të del e pastër, ne vetëm i kemi fitu disa gjykata”, deklaroi Gucati.

    Deri më tani sipas tij janë 40 persona që janë ftuar nga Gjykata ndërkaq, numri sipas tij mund të arrijë deri në 100.

    Gucati ka shtuar se sipas informacioneve aktakuza e parë mund të ngritët në shtator ose tetor./GazetaExpress

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.