Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Delegacioni i lartë i Departamentit të Shtetit, SHBA vizitoi Vushtrrinë

    20/03/2019 | 16:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka pritur në takim delegacionin e lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve të udhëhequr nga znj. Sarah Swatzburg, Koordinatore për Vendin, Evropën dhe Euro Azinë, në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, z. Patrick Goodwin, Shefi i Divizionit, Zyra për Planifikim Strategjik dhe Analiza, Zyra për Evropë dhe Euro Azi, z. David Reside, UD i Zëvendës Drejtorit të USAID Kosovë, z. Matthew Briggs, Zyrtar për ekonomi, Ambasada Amerikane në Kosovë, si dhe z. Jeton Cana, Specialist për Qeverisje Lokale dhe Adminsitrim Publik nga USAID Kosovë, e z. Stephen Carpenter, Drejtues i projektit të USAID-it për Komunat Efektive, Transparente e Llogaridhënëse .

    Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me projektet e USAID-it dhe ndikimin e tyre në Komunën e Vushtrrisë.

    Kryetari Tahiri ka falënderuar USAID për mbështetjen e dhënë për Komunën e Vushtrrisë duke thënë që sot Komuna e Vushtrrisë është një komunë e hapur, transparente dhe efektive në prokurim publik dhe në menaxhim të parasë publike falë mbështetjes edhe nga USAID dhe projekti i USAID-it për Komunat Efektive, Transparente e Llogaridhënëse. Zotohemi që do të vazhdojmë të jemi një Komunë e hapur dhe transparente dhe një partner strategjik për të arritur një qeverisje transparente në Kosovë.

    Stephen Carpenter, Drejtues i Projektit të USAID theksoi që Vushtrria është një partner i rëndësishëm i projektit USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse duke bërë përparime dhe reformat më të mëdha në transparencë në prokurim publik dhe në menaxhim të parasë publike

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.