Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dëbimi i gylenistëve, Ambasada e SHBA-së ka një porosi për liderët e Kosovës

    11/03/2019 | 17:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është deklaruar rreth dëbimit të gjashtë gylenistëve gati një vit më parë nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare, njofton Gazeta Blic.

    Në deklaratën për media, ambasada shpreh kënaqësinë e saj për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij.

    Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik, thuhet në deklaratë.

    Ambasada amerikane në Prishtinë u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe rikujton liderët e Kosovës që institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit.

    “Nuk kemi të bëjmë me fajësinë apo pafajësinë e individëve, por shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Kosovës. Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne nxisim për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavenda nga politikanët kosovarë në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    • Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja
    • Armen Muja: LDK e PDK kanë koordinim e orekstrim për arrestimin e ministrave tanë
    • Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.