Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Daçiç për taksën dhe dialogun: Ndërkombëtarët po luajnë lojë të dyfishtë

    16/03/2019 | 10:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka akuzuar ndërkombëtaret se po luajnë lojë të dyfishtë në lidhje me taksën që Kosova i ka vendosur produkteve serbe dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

    Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve nuk ka ndonjë efekt, pasi nuk po merren masa ndaj Prishtinës.

    “Si është mundur që SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk po arrijnë të detyrojnë Prishtinën të heqin taksën. Kam shprehur dyshimet se kjo është një lojë e dyfishtë, por ne na duhet të kuptojmë se kush po luan këtë lojë dhe cili është qëllimi i tyre” ,deklaroi Daçiç.

    “B92” duke cituar ministrin serb, raporton se jo të gjithë shtetet janë të interesuara që të hiqet taksa që ka vendosur qeveria e Kosovës.

    “Kemi një shumëllojshmëri të problemeve gjeopolitike, nuk është më vetëm një çështje e Lindjes dhe Perëndimit, por edhe të interesave të ndryshme brenda Perëndimit”, vijoi ai.

    Daçiç ka thënë se disa shtete janë duke e inkurajuar kryeministrin Haradinaj që të mos heqë taksën në mënyrë që të mos nisë dialogu.

    “Disa shtete janë duke i thënë atij, mos e hiq akoma”, tha Daçiç duke shtuar se “disa vende po i thonë Prishtinës që të presin për shfuqizimin e taksës deri pas zgjedhjeve në BE”.

    Daçiç tha se Gjermania dhe Britania e Madhe nuk po tregojnë entuziazëm të madh në gjetjen e një zgjidhjeje për arsye të ndryshme. /Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.