Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se ata që punësuan qindra familjarë nëpër institucione, tani nuk kanë të drejtë të hedhin akuza në drejtim të partisë së tij – raporton Periskopi.
Në një debat televiziv, Berisha ka thënë se LDK e PDK kanë rehatuar familjarët e tyre, andaj tani mos t’i shesin mend AAK’së për punësime.
“Nuk mund të krahasohen mijëra punësime, me 200 punësime tona”, ka thënë Berisha.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, duke folur për raportimet e fundit për punësimet që po bëhen nga AAK dhe Qeveria në disa kompani publike e veçanërisht në PTK. Ai ka thënë se Lidhje Demokratike e Kosovës po i plason në media këto raste.
“ Krejt këto raportime po bëhen me qëllime. Shumicën e tyre në media po i qet LDK”
”Mendoj se LDK po mundohet t’i medatizoj çështjet tona” , ka thënë ai në T7.
Berisha duke folur edhe për rastin e tij që është raportuar se ka pasur aksident me veturë të PTK, ka thënë se edhe këtë ia kanë bërë me qëllim.
“Unë kam qenë jashtë Kosovës kur e kam pa që kam bërë aksident. Edhe kjo është bërë me qëllim nga media të caktuara”.