Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Banka Botërore publikon shifrën e papunësisë në Kosovë për vitin 2019

    19/03/2019 | 16:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në raportin “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019” të Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thuhet se papunësia në Ballkanin Perëndimor ka shënuar ulje, duke rënë në 15.3 për qind nga 16.2 për qind sa ishte vitin paraprak, transmeton Gazeta Metro.

    “Papunësia ka shënuar një ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Shkalla e papunësisë sillej nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë” thuhet në raport.

    Më tutje theksohet se rajoni po ashtu ka përjetuar një ulje substanciale të papunësisë afatgjate, nga një kulminacion prej 1.5 milionë njerëzve në vitin 2011 në 776,000 njerëz në tremujorin e dytë të 2018.

    Megjithatë raporti potencon se papunësia mbetet sfidë e konsiderueshme në Ballkanin Perëndimor, ku nivelet janë dy ose tri herë më të larta se sa vendet simotra të BE-së.

    Gratë kanë vazhduar të jenë të nënpërfaqësuara në tregjet e punës, por “ato kanë qenë përfituese të më shumë se gjysmës së kësaj rritjeje të punësimit”, thekson raporti.

    Ndërkaq, gjendja e punësimit te të rinjtë ka vazhduar të përmirësohet. Por, megjithatë sipas raportit, mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontrata të përkohshme, duke i prekur kështu 8 nga 10 punëtorët e rinj në Kosovë dhe Mal të Zi.

    “Përmirësimet në performancën e tregut të punës janë inkurajuese, por trendi i ngadalësuar ngrit disa shqetësime,” tha Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se në Ballkanin Perëndimor ende ka nevojë që sektori privat të fuqizohet, me qëllim që të krijohen më shumë vende të punës. /gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vdekjes
    • 69 aksidente e 20 të arrestuar brenda 24-orëve në vend
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.