Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Babai i vajzës në aksidentin në Rrugën B: Shteti ma vrauu për së dyti vajzën

    04/03/2019 | 20:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Afrim Abdullahi, me zhgënjim e ka pritur vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e dënoi me 3 vjet e gjysmë burgim shoferin L.M. Nga aksidenti që ai e shkaktoi, Afrimit i vdiqë vajza 30-vjeçare.

    20- vjeçari L.M i kishte goditur me veturën e tij dy këmbësore në Rrugën B, vitin e kaluar, raporton KTV.

    Abdullahi thotë se për vepra shumë më të lehta, njerëzit janë dënuar me më shumë se 4 vjet burgim, ndërsa, sipas tij, vrasësi i së bijës, ka shpëtuar me vetëm 3 vjet e gjysmë burgim, dhe atë i mbrojtur në liri.

    Abdullahi shton se shteti me këtë vendim, ia vrau vajzën për të dytën herë.

    Ai tregon se nuk ishte i informuar se të hënën do të kishte seancë dhe vetëm gjysmë ore para se të fillonte ajo, e kishin njoftuar për të.

    Vendimi thotë se u mor shumë shpejt, e madje pa praninë e tij në sallë.

    Ndaj vendimit të Themelores në Prishtinë, familja Abdullahi ka paralajmëruar se do të organizojë edhe protestë.

    Në lidhje me vendimin, KTV-ja ka pyetur Gjykatën Themelore, por zyrtarë të saj kanë kërkuar vetëm referim në komunikatën për media.

    Aty sqarohen vetëm rrethanat e aksidentit dhe se i dënuari do të mbrohet në liri deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

    Lindita Abdullahi, 30-vjeçare, dhe Florjeta Rugova, u aksidentuan në tetor të 2018-s, derisa po kalonin rrugën në vendin e këmbësorëve.

    Ato u goditën nga vetura e L.M, e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë.

    Lindita Abdullahi, nënë e një djali 21 muajsh, vdiq në QKUK rreth 5 orë pas aksidentit, ndërsa Florjeta Rugova, pas disa ditëve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.