Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Avokati i “Burdushit” flet për tentimin e klientit të tij të ja marrë vetës jetën në burg

    08/03/2019 | 11:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mjeku popullor, Hysri Peqani, i njohur në publik si “Burdushi”, ka tentuar që të ia marrë vetës jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati i Burdushit, Asdren Hoxha.

    Sipas Hoxhës, Peqani tentoi të bëj një akt të tillë në shenjë revolte ndaj padrejtësive që po i bëhen në Qendër të Paraburgimit.

    “E konfirmoj një rast i tentimvrajes ka ndodh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, sepse më ka thënë drejtpërdrejt vetë klienti im, i cili e ka shprehur si revoltë ndaj padrejtësisë që po i bëhet, me caktim dhe vazhdim të paraburgimit pa asnjë arsye, procedurës për sekuestrim të pabazë të gjithë pasurisë, faktit që asnjë i dëmtuar nuk është lajmëruar vullnetarisht para arrestimit të tij por, pas arrestimit janë joshë dhe ftuar njerëz që për interesa personale të lajmërohen dhe të deklarojnë kundër tij, gjë që është e pazakontë. Dhe ai e sheh si padrejtësi, pastaj edhe vonesa në procedurë për katër muaj në paraburgim pa aktakuzë të gjitha këto e kanë shtyrë siç ka thënë klienti në një akt të tillë”, tha Hoxha për Indeksonline.

    Sipas Hoxhës, Burdushi po mbahet padrejtësisht në paraburgim dhe se do të ishte e mjaftueshme një masë më e butë, si ajo e arrestit shtëpiak.

    “I ftoj institucionet që të kenë parasysh të gjitha rrethanat për të parandaluar më të keqen dhe t’i ndërpritet paraburgimi menjëherë. Në lidhje më këtë rast janë njoftuar me letra edhe Prokuroria Themelore në Prizren gjithashtu edhe Gjykata Themelore në Prizren, mirëpo deri më tash është heshtur dhe nuk ka ndonjë lëvizje konkrete”, tha tutje Hoxha. /Indeksonline/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.