Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Autori i aksidentit në “Rrugën B” që i la pa jetë dy vajza, do të mbrohet në liri

    04/03/2019 | 14:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Luftrim Musaj është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burrgim për aksidentin që ia mori jetën dy vajzave në tetor të vitit të kaluar në Rrugën B në Prishtinë.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar aktgjykimin e shpallur.

    “I akuzuari L.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh e 6(gjashtë) muaj për veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

    Musajt në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa do t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019.

    “I akuzuari L.M është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “BMW”, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia, në atë mënyrë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësor, i kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.Re si pasojë e lëndimeve të marra tani të ndjerat kishin ndërruar jetë në QKUK-ë”, thuhet tutje në sqarimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Ndërkaq familjarët e njërës prej viktimave kanë thënë për Gazetën Insajderi se vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës është skandaloz.

    “Në aktgjykimin ndaj të gjykuarit Luftrim Musaj, djali që e ka shkaktuar aksidentin te “Rruga B” ku janë shtyp dy vajza që të dyja kanë vdekë, sot është dënuar me vetem 3 vjet e 6 muaj burgim. Besoj që është skandaloze”, ka thënë vëllai i njëres prej viktimave.

    Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën një 30-vjeçare dhe 23-vjeçare.

    Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Insajderi.com

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tërmet në Shqipëri
    • Dështon edhe tentimi i 46-të për konstituim të Kuvendit
    • Duda Balje: Besoj që presidentja ka pasur informacion për ndaljen e luftës – moskonstituimi është normalizuar
    • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë
    • Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri: Viktima ishte duke e ruajtur një pronë private
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.