Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Alush Seferi për 28 vite shërbeu si pajtues i gjaqeve

    13/03/2019 | 00:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    75 vjeçari Alush Seferi, nga Kleçka e Lipjanit, përgjatë 28 viteve ka qenë pajtues i gjaqeve në këtë rajon dhe më gjerë.

    Ai ka thënë se këtë e ka të trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij.

    “Babgjyshi ka pajtuar, por më shumë ka luftuar. Baba, që e mbaj në mend mirë, ka pajtuar 200 gjaqe e aq ngatërresa. Ka pasur edhe vrasje edhe mbytje me sakica. Por ka pasur edhe rrahje, tani ka ardhur pajtimi. Unë kam pajtuar në kohën e Anton Çetës sepse baba ma nuk mundte”, tregon për RTV Dukagjinin Alush Seferi.

    Ai hap pas hapi ka ndjekur babën e tij nëpër oda ku fjala e pleqnarëve, shprehte më së miri bukurinë dhe rëndësinë e besës shqiptare.

    Dikur, kur fjalët bjeshkë të burrave të cilët me mençurinë e tyre hapnin dyert e mbyllura, nga plumbi i hakmarrjes.

    “Një rast e kemi pasur në Magure, 24 orë kemi qëndruar dhe mezi i kemi pajtuar. Një rast tjetër në Ribar, 24 orë kemi qëndruar por nuk arritëm të mbarojmë punë pa ardhur edhe një person tjetër… ”, tregon i moshuari.

    Sipas Alush Seferit, duhet të kesh urtësi dhe të jesh i drejtë, që të marrësh guximin për ta bërë pajtimin e gjaqeve. Ai sot është krenar për historinë e familjes së tij, të cilët brez pas brezi shërbyen në të mirë të vendit.

    “Plaku i gjaqeve duhet me qenë se pari i butë. Ke fjalë të egra, ke gjakra të nxehtë aty. Duhet të shkosh rrafsh e jo të nxehesh edhe ti aty. Edhe sa ke mundësi me diturinë tënde të mbash drejtësi sa të mundesh. Tash nuk po merremi me pajtime. Shyqyr Zotit e kemi drejtësinë tonë e policinë tonë”, thotë Seferi.

    “Pleqëria nuk bëhet me fjalë, ajo bëhet me zemër sikur në shtëpinë tënde”, ishin pëshpëritjet e këtij plaku të urtë e fjalë pak.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dafina e sjellë edhe një këngë për këtë verë, “Inshallah”
    • Gjobitet me 500 euro shoferi 25-vjeç në Ferizaj, i konfiskohet edhe vetura
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.