Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Agim Bahtiri tregon pse u takua sot me Kadri Veselin

    01/03/2019 | 23:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri njëherish nënkryetar i AKR-së, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

    Bahtiri ka deklaruar se me Veselin kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm si partnerë koalicioni mbi çështjen e taksës.

    ”Diskutuam situatën politike e cila po mbretëron dhe i potencova Veselit që raportet e Kosovës me SHBA-të në asnjë mënyrë nuk guxojnë të dëmtohen për shkak të taksës”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

    Agim Bahtiri pohoi që taksa dhe ruajtja e miqësisë me SHBA-të ishte tema kryesore që ai ka dashur të diskutonte me Kadri Veselin.

    ”Kemi biseduar për hapat e mëtutjeshëm se si të veprojmë në këtë çështje. Të shohim se si po reagon tutje procedura dhe angazhimi i kryeministrit, që ta shohim se çka mundet me ndodhë”.

    Veç kësaj i pari i Mitrovicës, theksoi që janë të vendosur që raportet mes Kosovës e SHBA-ve të mos dëmtohen.

    ”… sepse mikun më të mirë dhe më të madh shqiptarët e kanë Amerikën”.

    Në takimin me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në prononcimin e tij për klankosova.tv, Agim Bahtiri tha se kanë shfaqur edhe shqetësimet për mosangazhimin gjithëpërfshirës të koalicionit në përfilljen e kërkesave të SHBA-ve.

    ”Jemi të brengosur jashtëzakonisht shumë për një mosangazhim total për marrjen e një vendimi të përbashkët për këto çështje, ndaj dhe do të shohim se si do të zhvillohen procedurat. Por ne nuk do të lejojmë askush që flet në emër të Kosovës t’i dëmtojë raportet me SHBA-në”, ka përfunduar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.