Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth procesit zgjedhor brenda partisë së tij.
Në RTK, Abdixhiku nuk ka dashur të komentojë shume rreth asaj se kush nga emrat do të kandidojnë për kryetar të LDK-së, pasi sipas tij çështjet e brendshme duhet të zgjidhen brenda forumeve partiake dhe në asnjë mënyrë ne studio televizive apo edhe me analistë të ndryshëm.
Deputeti u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të partisë së tij të mos bëhen pjesë e këtyre debateve pasi për siç thotë ai nuk është aspak e shëndetshme për këtë subjekt politik.
“Ftoj miqtë dhe kolegët mos të bëhen pjesë e këtyre debateve pasi sipas tij nuk është e shëndetshme për këtë subjekt”, ka thënë ai.“Në LDK nuk ka njerëz të tepërt, ky proces duhet të shpërfaq vlerat e LDK-së, jemi shumë para partive tjera politikë në vend”Sipas Abdixhikut, subjektet tjera politike po e shfrytëzojnë këtë rast në mënyrë që të përçajnë LDK-në.
“Partitë tjera politike janë të interesuara t’a përçajnë LDK-në, dhe kanë shpresë por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, shtoi ai.Ndërkaq i pyetur rreth figurave të mundshme për kandidatë të LDK-së, Abdixhiku ka hezituar të flasë duke përsëritur se kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm brenda strukturave partiake
Megjithatë ka lënë të nënkuptojë se priten figura nga gjeneratat e ndryshme.“..Por them këtë, LDK-së si parti më e madhe do të ketë gjenerata të ndryshme por asnjëra gjeneratë nuk është përjashtuese e tjetrës , por nuk duhet harruar se gjeneratat e vjetra kanë historik pasi LDK ka 30 vite”, ka thënë Abdixhiku.

