Genk ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e Edon Zhegrovës.
Kështu, reprezentuesi kosovar do t’i bashkohet Baselit në huazim për një sezon e gjysmë, me opsionin e blerjes permanente.
19-vjeçari bëri 12 paraqitje për klubin belg, Genk këtë sezon, shkruan Zëri.
Image
“Zhegrova shkon në Zvicër me qëllim që të luajë më shumë. Fat të mire, Edon”, thuhet në njoftimin e Genk.
Ylli i Kosovës ka pasur probleme me trajnerin, Philipp Clement këtë sezon te Genk, ku trajneri e ka injoruar vazhdimisht Zhegrovën.
Ndryshe, Edoni e ka nisur karrierën në Kosovë, ku kishte luajtur për Flamurtarin dhe Prishtinën./Zëri/