Para pak çastesh, Baseli e ka prezantuar Edon Zhegrovën si lojtarin më të ri të skuadrës.
Pas dy vitesh në Genk, sot, mesfushori i talentuar kosovar i ka dhënë fund aventurës së tij te klubi belg.
Sot, Zhegrova është huazuar për një sezon e gjysmë te Baseli, skuadër në të cilën luajnë Taulant Xhaka e Albian Ajeti, shkruan Zëri.
Në pasditën e sotme, Zhegrova është prezantuar me fanellë të Baselit në stadiumin e klubit të madh zviceran.
Aty është bërë i ditur edhe numri që Edoni do ta mbajë në vazhdim të karrierës te kampioni i shumëfishtë i Zvicrës.
Zyrtarisht, reprezentuesi kosovar do ta mbajë numrin 30 te Baseli, teksa te Genk e mbante numrin 8./Zëri/