Dy emra që për vite të tëra ndanë bashkë të njëjtin subjekt politik, por tani në rrugë të ndara dhe në subjekte të ndryshme politike.
Janë këta Albin Kurti dhe Visar Imeri, që u bën kryelajm si “divorci” politik i vitit të kaluar.
Por megjithatë vetëm emrat e tyre bashkohen në një tjetër skuadër, që është tërësisht jashtë politikës
Është kjo fusha e blertë ku Albin Kurti e Visar Imeri janë pjesë e së njëjtës skuadër futbolli, por persona të tjerë që kanë të përbashkët me dy politikanët vetëm emrat.
I pari luan si rezervist që një kohë të gjatë për KF Vushtrrinë, ndërsa i dyti, pra Albin Kurti, luan për grupmoshat e juniorëve si portier.
/VushtrriaOnline