Nuk ‘vizituan’ Shpellën e Gadimes por djelmoshat nga Vushtrria korrën fitore në përballjen e sotme ndaj Lipjanit.
Ata do të rikthehen me tri pikë të arta duke vazhduar kështu të mbajnë kreun e tabelës në Ligën e Parë.
Ishte goli i Anton Lleshit në pjesën e dytë ai që ju dha fitoren vushtrriasve ndaj Arbërisë.