Inati me Partinë Socialdemokrate assesi ta lëshojë Lëvizjen Vetëvendosje.‘LuPartia e Albin Kurtit ka gjetur edhe një mënyrë për të thumbuar grupin e ish-pjesëtarëve të saj, i cili u largua për të bërë parti të veten.Vetëvendosje ka zgjedhur ueb-sajtin e saj zyrtar për të sulmuar PSD’në për vjedhje – të vendeve në Kuvendin e Kosovës.
Në faqen e listës së deputetëve të VV’së, përveç Kurtit e të tjerëve, tashmë janë edhe 13 profile boshe, të emërtuar si “Mandat i vjedhur”.Janë gjithsej 13 profile të tilla, teksa Vetëvendosje është kujdesur që t’ia kujtojë, përveç pjesëtarëve të PSD’së, edhe Donika Kadaj-Bujupit, tani pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, se mandatin e deputetit e fituan në kuadër të listës zgjedhore të VV’së.Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu, Frashër Krasniqi e Shqipe Pantina lanë VV’në për të kaluar në PSD.