Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se Trepça nuk është e as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.
Veseli ka theksuar se me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë, transmeton Indeksonline
“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thënë Veseli./Indeksonline/