Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli dha një koment në mesin e zhurmës së deputetëve gjatë kohës kur po diskutohet projektligji për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai duke referuar idesë së korrigjimit të kufijve me Serbinë apo dhënien e komunave të veriut siguroi që pa Mitrovicën nuk ka Kosovë.
Kjo ndodhi pas polemikave që i patën Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Hoxhaj e luti opozitën përfshirë Vetëvendosjen që të përfshien në proces të dialogut edhe nëse nuk u pëlqen projektligji.
“Merreni këtë ligj e gjuni në shportë nëse nuk ju pëlqen, e bëjmë një tjetër. Por nëse e keni përnime hyni në proces”, tha Hoxhaj.
Ndërsa Kurti tha se nuk mund të përfshihen në proces nëse nuk pajtohen me të.
“Nuk mund të na thuash eja hy në proces kur ne kemi vërejtje për presmisat e procesit. Ne besojmë që jemi duke bërë gabim në hapa. Shqyrtim i dialogut të derimëtanishëm”, tha Kurti