Një debat interesant ndërmjet Kadri Veselit e deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit ka lindur sonte në Kuvend teksa po shqyrtohet projektligji për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Gaxherri i tha Veselit se ai në një emision televiziv kishte thënë se ‘taksa duhet të shfuqizohet dhe se unë e kam kam kërkuar taksën 100 për qind ndaj Serbisë’.
“Zonja deputete ti si njëra nga deputet më patriote dëshirojë të pyes se çfarë kam deklaruar unë për taksën se spo i besoj gojës temë ti ma mirë ma ke interpretua, çka kam deklaruar për taksën”, e ka pyetur Veseli Gaxherrin.
Gaxherri: Zotëri kryetar nuk ki faj se ti nuk mban mend shumë edhe i bjen pishman për fjalët e tua. Nuk e di datën por ju keni thënë unë jam ai që kam këkruar 100 për qind taksën me Serbinë dhe se duhet me tërheqë.
Gaxheri është përgjigjur duke thënë se ai nuk ka kapacitet që ta vlerësojë atë dhe se ka ndryshuar deklaratën e tij rreth taksës për produktet Serbe.
“Zotëri kryetar nuk ki faj se t’i nuk mban mend shumë edhe ju bjen shumë shpesh pishman fjalëve tua, nuk e marr kompliment kur më vlerësoni ju sepse nuk keni kaq kapacitet me vlerësua, po, po të them edhe njëherë hiq nuk e di datën e saktë veç përmes studiove televizive ju personalisht keni dal dhe keni thanë unë jam ai që e kam kërkuar 100 pëqrind taksën me Serbinë, edhe nuk janë shumë ditë që ke thanë edhe je zotu që ke thanë duhet me hek taksën”, ka thënë Gaxheri.
“O çka kom thanë se nuk i kom kapacitet po harroj”, i ka replikuar Veseli Gaxherrit.
“E dim ton që si ki po kaniher bohet keq, vakti han kashtën o Kadri edhe ty t’ka ardh momenti me kon aty. Edhe tash çka ke thon ti lëshoj ato emisionet që je kanë atje edhe dëgjojë vet çka ke thanë”, i është përgjigjur deputetja Gaxherri. /Insajderi.com