Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka njoftuar për ndërprerjen e grevës dhe fillimin e vitit shkollor që nga e hëna.
“Falënderoj kryeministrin si dhe sindikatën e arsimit që kanë rol historik në shtet ndërtim të Kosovës jam i lumtur që nxënësit e mësimdhënësit nga e hëna do të kthehen në shkolla dhe mësimi do të fillojë”.
“Punëtorëve u janë rritur pagat siç ju kemi premtuar do mbajmë premtime të jemi afër tyre në të gjithë sektorët si policia, shëndetësia, artistët, pensionistëve etj”.
“Nesër në Kuvend do të miratohet Projektligji për Paga që do mundësojë pagat më shumë se 70 mijë punonjës të sektorit publik. Punëtorët e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) se statusi i tyre nuk do preket”.
Lideri i PDK-së ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të filloj.
Kreu i koalicionit ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.