Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Veseli: Drejtësia do të vendoset në vend për familjen Bytyqi

    27/02/2019 | 11:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar sot me Ilir Bytyqin, vëllaun e Yllit, Agronit dhe Mehmetit, të cilët lanë jetesën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu bërë pjestarë të Batalionit ‘Atlantiku’, transmeton Gazeta Metro.

    Veseli përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se i ka ofruar përkrahjen e nevojshme që të zbulohen vrasësit para institucioneve të drejtësisë.

    ‘Drejtësia duhet dhe do vendoset në vend për vrasjen e Vëllezërve Bytyçi’ ka shkruar Veseli në postimin e tij.

    ‘Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës’.

    Ndërkaq, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë vënë kusht kryesor Serbisë që gjatë këtijë viti ti dorëzojnë vrasësit dhe pjesëtarët kryesor që morën pjesë në vrasjen e familjes Bytyqi, para se të ndërmarrin sanksione të reja ndaj Serbisë.

    Ky është postimi i plotë i Veselit:

    Drejtësia duhet dhe do të vendoset në vend për vrasjen e Vëllezërve Bytyçi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”. Sot takova vëllain e tyre, Ilirin, të cilit i ofrova gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook./gazetametro.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
    • Osmani thirrje nga SHBA që sa më shpejt të bëhen numrat për Kuvend e Qeveri: Po humbim shumë, financiarisht e në imazh
    • Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan
    • Polici Rrahmani thotë se Zejnullahu kishte lëvizje të pakontrolluara – bërtiste me zë “largohuni, nuk po ju njoh”
    • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vdekjes
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.