Arban Abrashi e ka humbur rastin që e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kundër kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë në favor të Shpend Ahmetit, ku vendoset se ai mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës dhe se nuk do të ketë zgjedhje në Prishtinë, ashtu siç kishte kërkuar kundërshtari i tij nga LDK’ja, Arban Abrashi.
“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së”,thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në aktgjykimin e Kushtetueses thuhet se gjykata, njëzëri, refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesve të kërkesës për seancë dëgjimore sepse nuk konsideroi se kishte ndonjë paqartësi rreth “provave apo ligjit”.
Gjykata konstatoi se dokumentet e përfshira në kërkesë janë të mjaftueshme për të vendosur meritat e këtij rasti.