Yjet më të mëdhenj të futbollit botëror janë futur në vitet e tyre të fundit të karrierës. Mirëpo shumë futbollist të rinj, ndër ta edhe shqiptarë, po konsiderohen premtues për të ardhmen, transmeton Gazeta Metro.
Kësisoj shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, nëpërmjet faqes së tyre ka publikuar 50 futbollistët e së ardhmes.
Nuk kanë se si të mungojnë emrat e lojtarëve si Vinicius JR, Nicolo Zaniolo apo Jadon Sancho që kanë shkëlqyer me ekipet e tyre këtë edicion.
Në mesin e 50 lojtarëve të së ardhmes është edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi.
20-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Manchester Cityt ku është aktivizuar në gjashtë ndeshje të Kupës.
Më poshtë keni 50 lojtarët e të ardhmes të zgjedhur nga UEFA. /Telegrafi/