Ani pse viti që lamë pas ishte vit i skandaleve për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, i pari i Kosovës po thotë se AKI-ja është njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të paqes e sigurisë në Kosovë e rajon, raporton Express.
Presidenti Hashim Thaçi ka lavdëruar punën në këtë institucion duke shtuar se është krenar për punën e AKI-së në shërbim të atdheut.
Gjithashtu, ka shkruar se e inkurajon që të përmbushë misionin e saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë në vend.