Për rastin e Sabri Beqirit për të cilin u tha se detyrua të paguaj shumën prej 417 për të varrosur nënën e tij, është deklaruar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Tahiri njofton se sot ka pasur një takim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, ku ka marrë sqarime se komuna ka kryer të gjitha obligimet e tjera për këtë rast, ku edhe është njoftuar se paratë i janë kthyer qytetarit.
Ai ka thënë se deri te mosmarrëveshja për pagesën prej 417 euro ka ardhur përshkak të moskomunikimit të duhur qytetar-KBI.
“Komuna e Vushtrrisë gjithnjë do të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe të ofroj përkrahje pa rezervë brenda mundësive që ka.” ka shtuar tutje Tahiri.